Këshilli Opozitar shpalosë strategjinë e bashkimit të partive shqiptare opozitare

Kjo është iniciativë për takim mes dy subjekteve politike. Ne si Këshill Opozitar kemi punuar për të realizuar këtë takim. Është një nismë fillestare për të debatuar për periudhën parazgjedhore dhe për çështjet të cilat tangojnë qytetarët shqiptar dhe për mënyrën e organizimit të opozitës të mirëfilltë në Maqedoni, e cila do t’i bëjë ballë kësaj Qeverie kryesisht pushtetit VMRO-BDI”, kështu deklaroi kohë më parë Arianit Hoxha nga Këshilli Opozitar.

Kështu në horizont shihet një shpresë e re për shqiptarët e Maqedonisë prej se u takuan nën organizimi e Këshillit Opozitar, lideri i RDK-së, Fadil Zendeli dhe ai i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në Shkup. Madje, në disa fotografi të publikuara shfaqet ambienti miqësor që e kishte shoqëruar këtë takim ndëropozitar, që sipas tyre, duhet ta rrëzojë të keqen e madhe të shqiptarëve të identifikuar me BDI-në. Siç merr vesh Gazeta Lajm, Këshilli Opozitar vazhdimisht është në kontakt me përfaqësuesit e partive opozitare (ato që realisht e duan bashkëpunimin opozitar), që në zgjedhjet e ardhshme të dilet me lista të përbashkëta për deputet.

Nga Këshilli tutje theksojnë se më të paktën që mund të bëjnë partitë jashtëparlamentare opozitare si do që të rrjedhin gjërat është që – mos ta kritikojnë njëra – tjetrën aspak, pasi kundërshtari i tyre është BDI-së. E gjitha kjo sipas tyre u është thënë sepse ka indikacione dhe informacione serioze se BDI mund të angazhojë disa parti që thirren opozitare që të sulmojnë partitë e tjera jashtëparlamentare./Gazeta Lajm

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme