Këshilltarët e presidentit i vërsulen Shpend Ahmetit me komente

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Shpend Ahmetit duke i thënë se deri sot ai i ka mbrojtur veprimet me gaz lotsjellës dhe “bombardimet e Parlamentit me zolla”.

Syla është shprehur se Ahmeti është mbrojtës i veprimeve të zollaxhinjve.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Pas reagimit të kryetarit të Prishtinës kundër Presidentit të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i njërit prej këshilltarëve të Thaçit, Ismail Syla, i cili Ahmetin e ka quajtur dhunues të Prishtinës, i cili nuk merret me punën që ka, por përkrah protestat e dhunshme, prodhon kaosin në kryeqytet dhe është mbrojtës i bombardimeve me zolla mbi institucione.

“Është i njohur fakti që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vend që të punojë nga zyra në të mirë të qytetarëve, gjithmonë iu ngjitet protestave të dhunës dhe kaosit që bëjnë pjesëtarët aktivë të dhunshëm të Vetëvendosjes. Deri dje mbrojti çdo veprim të gazit lotsjellës, të bombardimit të Parlamentit me “zolla”, të nxjerrjes me dhunë të qytetarëve nga vetura, të përleshjeve me policinë e Kosovës, duke kontribuar në rrënimin e kryeqytetit, e sot u bë zëdhënës i një grupi të vogël studentësh që “trimërisht” ia mësyn kishës serbe në Kampusin e UP.

Shpendi më me qejf thumbon postimet e Presidentit të Kosovës, i cili me të drejtë prononcohet kundër veprimeve vandale dhe harron se kështu ai përkrah veprimet e zollaxhinjve, atyre që kërcënojnë sigurinë familjare të drejtorit të RTK-së, atyre që në emër të bindjeve politike nga Skandinavia deri në Greqi, Kosovën e kanë identifikuar si vend ku hidhet gazi lotsjellës dhe ku Parlamenti goditet me zollë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme