Këshilltarët e Thaçit në hall pas lëshimit ku publikisht u poshtërua Presidenti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, në të cilën është i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’. Ky lëshim i ekipit këshillues të presidentit Thaci duket se e ka zemëruar shumë këtë të fundit.

Po ashtu, raportohet se serbët e fshatit Grackë kanë refuzuar ta presin e të takohen me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, me rastin e vizitës së tij të papritur në vendin e tyre, të mërkurën.
Kryetari i katundit në fjalë, Zoran Qirkoviq ka thënë se një këshilltar i Thaçit ka tentuar, mbrëmë, rreth dy orë, të bind atë dhe banorët tjerë ta presin mysfirin, kur ai të vinte këtu, një ditë më vonë.
“Familjet, bashkë me mua, refuzuan ta pranojnë Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij. I thamë se nuk është momenti dhe se derisa të mos gjenden urdhërdhënësit dhe përgjegjësit për krimin më të madh ndaj serbëve në Kosmet, Thaçi nuk është i mirëseardhur në Staro Gracko”, ka thënë ai, raportojnë mediet serbe.

Sipas burimeve të mirëinformuara të portalit Sakte.net, këto zhvillime e kanë tensionuar deri në atë masë presidentin e Kosovës i cili jo vetëm që e ka qortuar stafin e tij për këto lëshime që kanë dëmtuar imazhin e tij, por është duke menduar seriozisht edhe të bëjë ndryshime në kabinetin e tij këshilldhënës./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme