Këshilltari i BDI-së shpif për Kuranin dhe për profetin Muhamed

Ibrahim Kelmendi përmes një shkrimi të cilin po ua përcjellim të integruar, vazhdon që ta fyej profetin Muhammed, duke e quajtur të njëjtin amoral dhe maniak seksual.
Muhamedi kishte birësuar Zejdin (të cilin e kishte ble në treg si skllav). Vendos ta marton. Muhamedi i bën presion hallës se tij, që t’ia jap vajzën, Zejnebën, për Zejdin. Halla kishte kundërshtuar, me arsyetim se Zejdi kishte qenë skllav.
Pasi ishin martuar Zejdi dhe Zejnebja, Muhamedi shkon një ditë në kasolle të tyre, për të konsultuar Zejdin për një plan luftarak. Kur futet në kasolle, nuk e gjen Zejdin aty, por vetëm Zejnebën, duke i la flokët. Bukuria e Zejnebës e tundon epshin seksual të Muhamedin. Ai menjëherë i vardiset, duke i thënë se ishte urdhër i Allahut. Fqinjët e hetojnë…

Banorët e Medinës zunë ta përflasin Muhamedin si të pa moralshëm, jo pse bënte seks me vajzë të hallës, por sepse e kishte nuse të djalit. Ishte traditë e fiseve beduine të martoheshin kushërinjtë e brezit të parë, por nuk ishte traditë që vjehrri ta shkërdhente nusen e djalit.

Për të rezistuar propagandën komprometuese të medinasve, Muhamedi sajon ajetin 33:37, që ti mashtron të paktën ithtarët e tij, të mos fillonin edhe ata ta përflisnin.

Për ti korruptuar medinasit që të mos e përflisnin më, organizoi dasmë.

Ja çfarë shkruan për atë rast Islamologja dhe sociologie arabe Fatima Mernissi:
“Ky ajet [33:53] për hixhabit (perden) ka zbritur nga qielli në vitin 627, në dhomën e çiftit (Muhamedit dhe Zejnebës) që po martohej, për të mbrojtur sferën private dhe për të penguar një person, në rastin konkret Anas ibn Malik, njërin nga nxënësit e Profetit. (…) Profeti sapo po martohej. Atij po i humbiste durimi në pritje për të hyrë dhëndër te kushërira e tij, Zainab, meqë një grup i dasmorëve, të pa takt, nuk po largoheshin, pas kishin mbaruar ngrënien. Hixhabi duhet të jetë përgjigjja e Zotit për njerëz pa ndjesi, që tashmë po e lëndonin Profetin dhe atij po i vinte keq ti dëbonte. Ky është të paktën interpretimi nga Tabari.”
[Libri: Muhamedi dhe gratë e tij, nga studiuesja Fatima Mernissi, gjermanisht, f. 114]

Ja edhe ajeti i hixhabit, të cilin klerikët e shpërdorojnë për të imponuar mbulimin e grave me ferexhe:

“O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie, duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të mbaruar ngrënien, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri-tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes (hixhabit), kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek All-llahu mëkat i madh.” [33:53]

Ka njeri me mendje racionale që beson se vërtet Zoti është marrë me amoralitetin pervers të Muhamedit, për ti sajuar atij ajete që i duheshin për ta legalizuar degjenerimin e tij seksual!?

Edhe këta ajete të Kuranit janë një dëshmi më shumë për dallimin e madh, fatlum, në mes të Islamit amoral fundamentalist dhe Islamit tradicional shqiptar, meqë në hapësira shqiptare këto lloj dëgjenerimesh amorale të traditës arabe, të praktikuara edhe nga Muhamedi, nuk janë praktikuar, sepse i janë përmbajt traditës shqiptare, të sanksionuar edhe në kanunet zakonore, siç ishte edhe Kanuni i Lekës.

Ndoshta është vendi dhe rendi, të tërheqim vërejtjen e të gjithëve, që të jenë vigjilent ndaj islamistëve fundamentalistë (mjkekërr-muhamedanë), sepse ata duhen të jenë tepër të pamoralshëm, për shkak se dëshirojnë të imitojnë profetin e tyte, Muhamedin!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme