Endrit Shala, anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh këshilltar i Fatmir Limajt, së shpejti do të bëhet ministër.
Shala në ditët në vijim do të emërohet ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, pasi që kjo pozitë mbeti e lirë nga koha e shkarkimit të Bajram Hasanit.
“Nuk ka diçka konkrete ende. Besoj se së shpejti mblidhen organet e partisë dhe do të marrin një vendim për këtë çështje”, ka thënë Shala për FaktePlus, duke mos e mohuar mundësinë që të emërohet ministër.
Por, burime të afërta më partinë NISMA i kanë thënë Fakte Plus se Shala do të jetë në krye të MTI-së.
“Endriti do të behët shpejt ministër në MTI. Ky vendim do të merret këto dita nga kryesia e partisë”, ka thënë ky burim.
Ai në një postim në Facebook pati thënë se në rrethanat e sotme nuk është nder të jesh ministër, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se i është kërkuar të bëjë kompromise në punën e tij. /Fakteplus