Këshilltari i Hajredin Kuçit thotë se shkuarja në zgjedhje sjell shpresë për vendin

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Këshilltari i zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, Lulzim Aliu, ka thënë se qytetarëve të Kosovës poi u humbet shpresa dhe, sipas tij, zgjedhjet mbase do të sillnin një ngjallje shprese tek qytetarët kosovar – shkruan Gazeta Monitor. Ai në një postim në Facebook, ka thënë se qytetarëve u duhet një shtet që do të shpresonin në të.

Lexoni të plotë postimin e Aliut:

Shpresa për shtetin Ajo që sot dukshëm shihet është fakti se qytetarëve të Kosovës u ka humbur diku shpresa se do ta kemi një shtet siç duhet. Dhe ne, të gjithë, duhet ta bëjmë luftën që të mos na vdes ajo shpresë. Ndoshta, në këtë pshtjellim, shkuarja në zgjedhje do të ishte një rrugë, edhe pse e turbullt, që do ta mbante gjallë shpresën e njerëzve për një shtet normal, Shpresën për një shtet që do t’i mbronte ata, atëherë kur duhet t’i mbrojë, Shpresën për një shtet që do t’i dënonte ata, atëherë kur duhet t’i dënojë Shpresën për një shtet ku nuk mund të udhëheqin njerëzit që e kanë luftuar atë, Shpresën për një shtet ku dija, guximi dhe kombëtarja vlerësohen dhe çmohen drejt, Shpresën për nje shtet ku pushteti punon dhe lufton për të. Kjo edhe mund të bëhet. Së paku, duhet të përpiqemi! Nuk është kohë e improvizimeve por e vendimeve. Shpresa për një jetë të sigurt në shtetin tonë asesi nuk duhet të vdes!