Këshilltari i Haradinajt i ‘lutet’ grupit të dorëhequr nga VV’ja

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, u ka bërë thirrje që tingëllon gati si lutje deputetëve të dorëhequr nga VV’ja.

Ai iu ka kërkuar Grupit të Deputetëve të Pavarur që të votojnë Demarkacionin pasi, sipas tij, kjo do të tregonte se do të jenë ndryshe nga partia amë, shkruan gazetametro.net.

“Krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjije, për të mos e votu demarkacionin. Ku grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar!”, ka shkruar Matoshi.

Ndërkaq, ai e pa votimin për Demarkacionin si ‘pavarësim’ të këtij grupi, pasi sipas Matoshit mosvotimi do të linte të eklipsuar grupin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, dje u dhanë disa indikacione se një deputet i këtij grupi mund ta votojë Demarkacionin. Salih Salihu u pa në shoqërinë e deputetëve të koalicionit qeveritar, e madje media raportuan për ‘një votë më shumë’./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme