Këshilltari i Hashim Thaçit, Abelard Tahiri, ka akuzuar rëndë Lëvizjen Vetëvendosje në njè postim të tij.
Ja postimi i tij i plotë:
Kjo fletërrufeja e Vetëvendosjes tregon më së miri panikun ku është futur kjo parti pas shpërthimit të aferave korruptive në qeverisjen kriminale në Prishtinë.
Më nuk po mund as të mbrohen. Dhe nuk ju mbetur tjetër, përveçse të struken në atë selinë e tyre të terrorizmit dhe t’i presin shpërthimet e skandaleve të radhës. Kështu, vetëm komunikata do ju duhet të shkruani tash e tutje, se përkundër që jeni shumëfytyrësh, nuk do t’ju mbetet asnjë fytyrë më të cilën do të mund të mbroheni.
E dikur, do të detyrohet edhe Shpend Ahmeti, i cili pa fije turpi edhe nënën e vet e ka bërë pjesë të aferave korruptive, të dalë dhe t’i konfirmoj të gjitha – nëse do që t’ia pakësojë vitet e burgut vetes.
Po, po Shpend, ti, ti që për marre të Zotit, jo vetëm kubëzat dhe kunxhat ia ke korruptuar Prishtinës, por edhe nënën e ke shti në paçavuret e tua të korrupsionit. Ti vetë do i pranosh, sapo të ta lëshojnë pak frymën Tutori yt, krimineli Mollotoviç!
Ju keni më dhënë përgjegjësi jo vetëm për vdekjen e Astrit Deharit, të cilën në mënyrë çnjerëzore e keni shfrytëzuar, por edhe për vdekjen e vëllait të tij. Ju keni me dhënë përgjegjësi për krejt të zezat që i keni bërë. Veç vonim, se shpëtim nuk keni!
#FillimiRi