Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në buxhetin e vitit 2018, i cili parashihet të jetë prej 2 miliardë e 82 milionë eurosh, pritet të ketë edhe rritje të pagave, për punëtorit e sektorit publik në masë prej 4 për qind.
Ai ka treguar se për rritjen e pagave janë pajtuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Fondi i pagave që parashihet në buxhet do të rritet. Mund të rriten pagat në mënyrë lineare. Disa institucione shtetërore e kanë të lejuar ta shtojnë numrin e të punësuarve. Secila organizatë e rregullon e rregullon këtë çështje në mënyrën e saj”, thotë Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave.