Këshilltari i Kuqit kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje,nuk na duhet një kryeministër inatçi

Këshilltari i Zevendeskryeministrit Hajerdin Kuqi Lulëzim Aliu që vjen nga radhet e PDK-së në Ferizaj ka thënë se ky kuvend dhe kjo qeveri e ka humbur kredibilitetit quke mos bërë politik por duke shitur moral.

Aliu ka thënë se kryeministri Isa Mustafa është një inatqi dhe për këtë duhet të ndërrohet dhe vendi të shkojë drejtë zgjedhjeve.

Lulzim Aliu njihet edhe si kritikuesi më i madhe i qeverisjes lokale në Ferizaj që udhëhiqet nga kryetari i Muharrem Sfarca.

Postimi i tijë i plotë:

Nuk ka veprim më të gabueshëm politik për një shtet se sa përpjekja këmbëngulëse e vetshtetit për të dëshmuar pafuqinë e vet karshi popullit që e krijuar atë, karshi shteteve që e kanë ndihmuar atë dhe karshi shteteve armike të saj.

Nuk ishte hera e parë dje që Kosova, përmes Kuvendit, shpërfaqi pafuqinë e vet.

Nuk them që ishte turp. Ishte më tepër.

Duhet të mësohemi që të bëjmë politikë dhe jo të përpiqemi që të tregojmë moral në mënyrë të pamoralshme.

Prandaj duhet shkuar në zgjedhje.

Le të ndërrohet ky Kryeministër inatçi dhe këta ministra të plogësht.

Le të ndërrohen edhe këta deputetë të padijshëm e injorantë.

Kosova ka burra e gra shumë më të mirë.

 

Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme