Këshilltari i Kurtit sulmon Kushtetuesen

Këshilltari i kryetarit të VV’së, Driton Tali, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende s’ka marrë ndonjë vendim lidhur me kërkesën e parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje për votën e deputetit, Etem Arifi.

Tali ka thënë se “Gjykata Kushtetuese është Gjykata e Hashim Thaçit”, meqë s’po merr vendim edhe pas 4 muajsh për kërkesën e partisë së Kurtit.

“Gjykata Kushtetuese jo por Gjykata e Hashim Thaçit!!! Qe më shumë se katër muaj e gjysëm, nga 11 qershori, një kërkesë të parashtruar nga partia më e madhe në vend, ku ashiqare shihet se deputeti Etem Arifi votoi antikushtetutshëm, nuk është në gjendje ta  vlerësojë?!Merre me mend?! A është e mundur kjo?!!!”, ka shkruar Tali.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme