Këshilltari i Limajt e mohon se gjuajti me ‘kallash’ edhe pse të gjithë e kanë parë në video

Endrit Shala, person i afërt me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, mohon të jetë personi i cili në videon e re të publikuar nga Malishevapress, shihet duke gjuajtur me automatik.

Shala i ka thënë portalit Koha.net se nuk është ai person në foto.

“Nuk jam unë personi i cili shihet në atë video. As që kam gjuajtur me armë të gjatë. Për atë që ka ndodhur tashmë e kam sqaruar”, ka thënë shkurt Shala.

Portali lokal Malishevapress raportoi se ende pa kaluar një javë e plotë prej kur ishte thirrur në interpelancë kryeministri i vendit për t’u përgjigjur para deputetëve për shtënien me armë nga zv/kryeministri Dardan Gashi, i cili kishte gjuajtur me armë në një aheng të organizuar nga Fatmir Limaj, sërish ky i fundit bëhet protagonist i skenave të tilla të prishjes së rendit publik dhe shkaktimit të rrezikut nga të shtënat me armë. Portali thotë se personi që shihet duke gjuajtur me automatik është Endrit Shala.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme