Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë marrëveshje sa më parë.
Ai këtë e ka bërë pas takimit që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar, njofton Klan Kosova.
“Si aleat në NATO kemi diskutuar për interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e cila duhet të arrihet sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Bolton pëmes Twitter.