Përpos bllokadave dhe motit të ftohtë, disa vende në Kosovë pas borës së madhe kanë marrë pamje të bukur.
Një nga to është edhe ujëvara e Mirushës që është ngrirë tërësisht duke dhuruar pamje të mahnitshme për vizitorët.
Një fotografi që shfaq këtë bukuri është publikuar edhe në uebfaqet e njohura botërore.