Kështu i përgjigjet AAK akuzave të VV-së, për tradhti

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se kushdo që konsideron se Kryeministri, Ramush Haradinaj po ia vë vetës vulën e tradhtarit ka humbur çdo lidhje me realitetin.

Ky reagim i anëtarit të AAK-së ka ardhur pas një deklarate të Lëvizjes Vetëvendosje që nder tjera akuzon kryeministrin e vendit për ndryshim qëndrimesh për Demarkacionin me Malin e Zi, pas arritjes së konsensusit për votim të saj të mërkurën e ardhshme, mes koalicionit qeverisës me LDK-në.

“Ramush Haradinaj nuk është i pagabueshëm, por ta shtrosh dilemën se ai mund t’ia ve vetes vulën e tradhtarit, ose ta konsiderosh zmbrapsje angazhimin e tij për Demarkacionin, kjo d.m.th. se ke humbur çdo lidhje me realitetin”, është kundërpërgjigjur deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Tutje ai ka folur për të bërat e Kryeministrit aktual gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

“Kur ndërron moti, Ramush Haradinajt, i dhembin plagët që i ka në trup, dhe ato plagë i ka për këtë vend, dhe jo për politikë”, ka shtuar ish-gazetari që ka disa vite që iu bashkua partisë së kryeministrit Haradianj.

“Fundja po të mos ishte Ramush Haradinaj, gjithë të tjerët do të vazhdonin të “flinin ne gjumë” për këtë kufi, por gjuha është prej tuli dhe po nxjerr gjithçka”, shtoj Nitaj.

Ndryshe, partia e Albin Kurtit ndër tjera e ka cilësuar Ramush Haradinajn si tradhtar pse ky i fundit hapi rrugë për zgjidhje që mundëson votimin në Kuvend të Demarkacionit, marrëveshje të cilën BE’ja ja ka vendosur tash e sa kohë Kosovës si kush për liberalizim të vizave.

“Brenda vitit AAK-ja ndryshoi qëndrim për demarkacionin. Brenda ditës ndryshoi qëndrim për Komisionin Bulliqi”, thuhet në reagim e VV-së.

“Nuk ka gjë më të keqe se sa kthimi në opozitë pas një qeverisjeje të dështuar. Kush mund të bashkëpunojë më me ty, nëse ia vendos vetes vulën e tradhtarit?”, vazhdon kumtesa e lëvizjes së Albin Kurtit.

Për dallim nga Nitaj, më herët gjatë ditës së diel, kësaj akuze nuk iu është përgjigjur Halil Matoshi, anëtar i AAK’së.

Këshilltari i Haradinajt, vetëm kishte dhënë vlerësim të madh për Shefin e tij.

“Ramush Haradinaj është një luftëtar i paepur lirie”, tha Matoshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme