Kështu u nxor jashtë studentja që i tha Thaçit “a je president i klanit pronto” (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur këtë të premte një ligjëratë para studentëve të kolegjit UBT.

Thaçi aty ka folur për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe situatën tjetër politike në vend.

Gjatë ligjëratës, ka qenë një studente aty që ka ndërhyrë në fjalimin e Thaçit, duke ju drejtuar atij “A je president i klanit pronto”.

Një nga organizatorët e kësaj ligjërate i është afruar më pas, ku i ka kërkuar që të dalë nga salla, njofton Klan Kosova.

Në videon e më poshtme mund të shihni se si u nxor jashtë studentja, e cila duke dalë më pas iu drejtua Thaçit edhe një herë “Ti nuk je president, ti je hajn”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme