Futbollisti nga Bregu u Fildisht, Franck Kessie po largohet nga La Liga dhe tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Al-Ahli nga Arabia Saudite.
Gazetari italian, Fabrizio Romano rarporton se 26-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin arab dhe do të largohet nga Barcelona.
Kessie ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026, por dëshiron një aventurë të re në Shtete Arabe.
Shifra që pritet të paguaj Al Ahli për Kessie është rreth 15 milionë euro.
Kujtojmë që skuadra arabe deri tani ka transferuar futbollistët, si: Mahrez, Firmino, Mendy dhe Allan Saint-Maximin.