Dy shqiptarë të dyshuar për veprat penale të trafikut të drogës dhe të armëve të zjarrit janë në kërkim nga policia britanike. Policia e Sussex tha të martën (2 janar): “Policia po kërkon dy djem që akuzohen për trafik armësh zjarri dhe droge në Brighton dhe Hove’. “Orges Dema dhe Olsi Fizzlaj, të dy 20 vjeçarë, u arrestuan në qytet në dhjetor 2016, në një operacion të koordinuar të udhëhequr nga Sherbimet e Inteligjences nga Njësia e Krimit dhe detektivë nga Policia e Sussex”.
Dema e Fizlaj ishin lënë të lirë me kusht nga gjykata, por në përfundim hetimeve janë shpallur në kërkim, citon “Panorama” mediat e huaja.