Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka dorëzuar listat e kandidatëve të kësaj Lëvizje për deputetë. Në një prononcim për media ai ka konfirmuar se edhe vetë do të jetë kandidatë për deputet, si dhe ka bërë të ditur se edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të jetë pjesë e listës për deputetë.
Pesëshja e parë e Vetëvendosjes janë: 1. Albin Kurti, 2. Visar Ymeri, 3. Aida Derguti, 4. Dardan Sejdiu dhe 5. Shpend Ahmeti. Ende nuk është publikuar lista e plotë e kandidatëve.
“Vetëvendosje në këto zgjedhje garon e vetme përballë LDK-së e cila njihet me partitë e tjera si koalicion i dështimit, dhe PDK – në që njihet si koalicion i krimit”, ka thënë Molliqaj./Sakte.net