Këta janë 7 personat më të kërkuar në Kosovë, më i rrezikshmi krimineli nga Veriu

Për vrasje e rënda, grabitje dhe shumë aktivitete të tjera kriminale, Policia e Kosovës është në kërkim vetëm të shtatë personave, në mesin e tyre tre serbë dhe tre kosovarë, shkruan Gazeta Metro.


Shtatë personat më të rrezikshëm në Kosovë për vepra kriminale, Policia e Kosovës i ka publikuar në web-faqen e saj zyrtare.

Nga Policia thonë se lista e personave të kërkuar është më e gjerë dhe ka akoma persona, por këta shtatë të dyshuar janë më të rrezikshmit momentalisht në Kosovë me vepra kriminale.

Dusan Dragoljub Jovanovic, Ratomir Radun Bozovic, Branislav Rakic, janë 3 emra serbësh të cilët ende figurojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës vite me radhë, por se nuk dihet se çfarë veprash penale kanë kryer këta persona.


                                    Dusan Dragoljub Jovanovic  


                                       Branislav Rakic


                                    Ratomir Radun Bozovic

Të kërkuar nga Policia e Kosovës janë edhe tre kosovarë që kërkohen me vite, ata po akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989, adresa e banimimit në fshatin Dobratin KK. Podujevë , po kërkohet për veprën penale, grabitje.


                                Ridvan (Rexhep) Ademi 

Po ashtu në kërkim janë edhe Petri Salihu dhe Korab Zogjiani, ku të dytë akuzohen për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.

Kurse në web-faqen e Policisë nuk gjendet bosi i krimit në Veri, Milan Radojicic, i cili akuzohet për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic.

Padyshim njeriu më i rrezikshëm në Kosovë dhe personi përgjegjës për Veriun, është nënkryetari i Listës Serbe dhe njeriu i presidentit serb në Kosovë, Aleksandar Vucic.

Radojicic është shpallur në kërkim nga autoritet kosovare dhe është lëshuar një fletarrestim për kriminelin dhe njeriun që kontrollon strukturat kriminale në Veri dhe serbët atje.

Milan Radojicic është i afërt i Zvonko Veselinovic, të njohur si ‘baba i urës së Ibrit’. Me rritjen e ndikimit politik, Radojicic mori pushtet edhe në terren duke u bërë ‘zot’ i veriut që vështirë kontrollohet nga organet e sigurisë. Por, edhe ai kontroll i vogël, është menaxhuar nga Radojicic’i, pasi shefin e Stacionit Policor në veri, Zeljko Bojic’in, e ka mik të afërt. Kështu, pushteti i Radojicic’it shtrihet edhe mbi Policinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme