Interpoli i Serbisë në mesin e 134 personave të kërkuar publikisht, ka edhe nëntë shqiptar të Kosovës. Tre prej tyre janë nga Mitrovica ndërsa të tjerët i përkasin qyteteve të ndryshme të Kosovës.
Që të gjithë atyre u shkruan nacionaliteti “Serbia” dhe kërkohen për vepra të ndryshme. Në listën e Interpol Beogradit janë të kërkuar: Sami Kajtazi (57), Osman Haziri (52), Mustafë Kodra (27), Bajram Asllani (36), Flamur Mehmeti (46), Ardian Januzaj (25), Safet Ahmetaj (41), Heset Salihaj (40) dhe Enveri Haziri (52).
Përveç kësaj liste, Serbia ka lëshuar edhe shumë urdhërarreste të tjera për ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo të njëjtit figurojnë në listën e kuqe dhe nuk janë shfaqur publikisht në faqen e Interpolit.