Këta janë anëtarët e komisionit qeveritar ndaj të cilëve u ngrit aktakuza për veteranët

Sot zyrtarisht është ngritur aktakuza ndaj 12 anëtareve të Komisionit për verifikimin e pjesëmarrësve të Luftës së UÇK-së. Ata akuzohen se kanë fryrë listën e veteranëve të UÇK-së deri në 19 mijë më shumë. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale janë publikuar inicialet e personave të akuzuar, bëhet fjalë për anëtarët e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve në krye me kryetarin, Agim Çekun.

Të akuzuarit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Kjo aktakuzë ishte nisur nga prokurori Elez Blakaj, por u la e papërfunduar për shkak të kërcënimeve që Blakaj thotë se i ka marrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme