Këta janë disa nga deputetët kosovarë që agjërojnë Ramazanin

Muaji i shenjtë i Ramazanit për myslimanët ka nisur sot.

Në Kuvendin e Kosovës, ka shumë deputetë që agjerojnë muajin e Ramazanit.

Eman Rrahmani, është në mesin e deputetëve të VV-së, që agjëron në muajin e Ramazanit.

E përveç tij, nga Vetëvendosje, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë. Fitim Uka, Labinotë Demi – Murtezi, Mefail Bajçinovci, Fitim Haziri e shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari, janë në mesin e deputetëve që agjerojnë në muajin e Ramazanit.

Por i rregullt me agjërim tash e disa vite është deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli.

Ndërkohë deputetë me Ramazan, ka edhe në subjektet e tjera.Mërgim Lushtaku e Ganimete Musliu, si dhe deputetja boshnjake, Dude Balje. /EO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme