Këta janë dy kandidatët potencial të LDK-së për Prishtinën

Lidhja Demokratike  e Kosovës, ende nuk ka vendos për kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës.

Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë se këtij subjekti është biseduar për zgjedhjet lokale dhe kandidatët për kryetar të komunave.

Sa i përket kryeqytetit kandidatët më të mundshëm të LDK-së për kryetar të Prishtinës, janë ministri i Punës dhe Mirëqenies Arban Abrashi dhe drejtori i Institutit Riivest, Lumir Abdixhiku.

Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se emrat e tyre po përkrahen më së shumti nga organet e LDK-së.

Në anën tjetër, ‘Indeksonline’, ka provuar të marrë qëndrimin e Abrashit dhe Abdixhikut, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Më herët është lakuar edhe emri i Ismet Beqirit për kandidat për Prishtinën.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e humbi drejtimin e komunës se Prishtinës për herë të parë pas luftës në zgjedhjet e vitit 2013.

Shpend Ahmeti e pati mposhtur pas balotazhit kryeministrin aktual Isa Mustafa.

Pikërisht Ahmeti ka rikonfirmuar sërish kandidaturën për të parin e kryeqytetit.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme