Blerim Bajraktari, lindur me 1970, dhe Ramadan Brahimi lindur me 1960, janë dy kosovarët që janë në gjendje të rëndë në Serbi, nga aksidenti i autobusit që u rrokullis në Prokuplje.Jetlir Zyberi nga Ministria e Punëve të Jashtme i ka konfirmuar emrat Gazetës Blic, duke thënë se vetëm këta dy persona janë me lëndime të rënda të natyrës ortopedike.Megjithatë ka thënë se gjendja e tyre është stabile.
“Sipas informatave te fundit, te konfirmuara, janë vetëm 2 shtetas tanë qe ende mbeten të hospitalizuar në Qendrën klinike spitalore në Nish, Blerim Bajraktari, lindur më 1970, dhe Ramadan Brahimi lindur me 1960, me lëndime të rënda të natyrës ortopedike por me gjendje stabile”, i ka thënë Gazetës Blic, Zyberi.Gjithsejtë nëntë persona pësuan lëndime në orët e hershme të mëngjesit, kur një autobus pasagjerësh doli nga rruga pranë Prokupljes, në Serbi.Siç shkruajnë mediat serbe, të lënduarit janë dërguar në një spital në Prokuplje ku po përcaktohet niveli i lëndimeve.Po sipas mediave serbe, deri më tani nuk dihet shkaku i daljes së autobusit nga rruga, derisa hetimet janë në proces.Ndërkohë, thuhet se të nëntë pasagjerët ishin në autobusin e një transportuesi shqiptar që udhëtonin nga drejtimi i Nishit në Kosovë.“Të gjithë udhëtarët e lënduar janë shqiptarë nga Kosova. Ndër të lënduarit është edhe shoferi”, shkruajnë mediat serbe./GazetaBlic.