Këta janë katër personat që e rrahën Feron

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për rrahjen ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si “Fero”. Përleshja ka ndodhur më 20 mars në lagjen Veternik në Prishtinë

“Njësitet policore sot kanë arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20.03.2018, në lagjen Veternik në Prishtinë”, ka konfirmuar policia për Express.

Personat e dyshuar janë: D.D (1999), A.S (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998) dhe pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka arritur që nga të dyshuarit të konfiskojë një shkrepës në formë të armës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme