Këta janë shqiptarët e Kosovës që gjenden në Listën e Zezë të Amerikës (Dokument)

Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e kishte azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota më 3 shkurt të këtij viti.

Këtë listë sot e ka miratuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që para dy javësh u vra në Siri si luftëtar i ISIS-it.

Përveç kësaj, aty ka mbetur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.

Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës.

Aty është edhe Millorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë.

Ish deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi.

Aty është edhe Rrustem Mustafa-Remi, ish deputet i PDK-së.

Edhe Sami Lushtaku është aty.

Lajmi.net ua sjellë disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:

Ramiz Lladrovci

Naser Kelmendi

Lavdrim Muxhaeri

Haradin Bala

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Sami lushtaku

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Rexhep Selimi

Azem Syla

Emrush Xhemajli

Sami Ukshini

dep1 dep2 dep3 dep4 dep5 dep6 dep73 dep8

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme