Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, kanë zhvilluar sot aksione në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Burime të IndeksOnline mësojnë se në mesin e të arrestuarve janë katër zyrtarët policorë, Bleon Beqiri, Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Vlonjat Behrami. Në këtë aksion është arrestuar edhe një zyrtar komunal si dhe dy qytetarë të tjerë.
Aksionet janë realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kanë përfshirë bastisjen e pesë personave zyrtarë dhe dy qytetarëve civilë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Ndryshe edhe IPK-së ka njoftuar se bashkë me Prokurorin Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë mes Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’ sipas nenit 194 të KPRK-së ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’ sipas nenit 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjës së rreme’’ sipas nenit 395 të KPK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’ të KPRK-së.Sipas dyshimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ndërmarra deri në këtë fazë të hetimeve, të dyshuarit në bashkëveprim, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore, përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të tyre.



