Seanca konstituive për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 26 dhjetor, ndërsa në Kuvendin e Kosovës do të ketë deputetë të rinj që janë regjistruar për herë të parë, ndër ta edhe dy deputetët të cilët do të drejtojnë seancën e nesërme konstituive, ai më i vjetri në moshë i shoqëruar nga deputeti më i ri,shkruan Gazeta Metro.
Lista e deputetëve të ri në Kuvendin e Kosovës është e përbërë me 49 anëtarë të cilët kanë fituar për herë të parë këtë mandat.
Lëvizja Vetëvendosje si partia me më së shumti deputetë, numëron plot 14 deputetë të rinj nga gjithsej 29, pjesë e të cilëve është edhe deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Kokaj (71 vjeçar) dhe ajo më e reja, Fjolla Ujkani (22 vjeçare), duke u pasuar nga partia e dytë më e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK me 13 deputetë të rinj nga 28 të regjistruar.
Ndërsa, nga Partia Demokratike e Kosovës nga 21 deputetë, gjashtë të rinj kanë arritur të fitojnë këtë mandat për herë të parë.
Koalicioni AAK-PSD ka sjellë katër deputetë të rinj, ndërsa ai i NISMA-AKR-PD vetëm një.
Sa i përket Listës Serbe, si partia më e votuar e komunitetit serb, njëherësh edhe përfaqësuesja e vetme në Kuvendin e Kosovës për këtë komunitet pakicë, nga 10 deputetët e regjistruar, pesë do të jenë të ri.
Pjesë e këtij legjislativi i cili pritet të formohet me arritjen e marrëveshjes së VV’së dhe LDK’së për koalicion qeverisës, do të jenë 71 ish-deputetë, të cilët kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në ndonjë nga përbërjet e vjetra, duke sjellë në legjislaturën e shtatë gjithsej 49 fytyra të reja.
Deputetët me mandat të parë në Kuvend të Kosovës:
LVV: Agon Batusha, Arben Vitia, Arbëresha Kryeziu, Artan Abrashi, Dimal Basha, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Gazmend Gjyshinca, Hajrulla Çeku, Haki Abazi, Hekuran Murati, Jahja Koka, Mefail Bajqinovci, Yllza Hoti.
LDK: Ardian Shala, Besian Mustafa, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Ilir Ferati, Ilir Tasholli, Marigona Geci, Rrezarta Krasniqi, Saranda Musliu, Shkelzen Hajdini, Shkëmb Manaj, Vlora Limani-Hajnuni.
PDK: Ferat Shala, Eliza Hoxha, Ariana Musliu, Bajrush Xhemaili, Sejdi Hoxha, Floretë Zejnullahu.
AAK-PSD: Gazmend Syla, Ali Berisha, Arber Tolaj, Natyra Kuçi.
Lista Serbe: Jasmina Dedic, Milos Perovic, Ivan Todosijevic, Branislav Nikolic, Llubinko Karadzic.
NISMA-AKR-PD: Mirlinda Krasniqi.