Një vajzë ka mbetur e vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tunelin e Kalimashit.
Siç raportohet, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova.
Mediat në Shqipëri raportojnë se mjeti me targa shqiptare ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane ku udhëtonin tre persona nga Kosova, B.Z me vëllanë e tij dhe kunatën M.Z.
Viktima e aksidentit, ka qenë në veturën me targa të Shqipërisë.
© SYRI.net