Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci publikoi sot një fotografi në profilin e tij në facebook, nga vendi ku ndodhet lapidari kushtuar Bekim Kastratit, Besim Dajakut dhe patriotëve të tjerë që u vranë pas lufte.
Geci sipër kësaj fotografie tha se askujt nuk duhet t`i pengojnë statujat e komandantëve të shquar të luftës së UÇK-së.
“Të dashur miq, askuj nuk duhet ti pengojnë statujat e komandantëve të shquar të luftës së UÇK-së të cilët ranë heroikisht në luftën për liri”, u shpreh ai.
Mirëpo, ai potencoi po ashtu se askujt nuk duhet t`i pengojnë, statujat e Bekim Kastartit dhe Besim Dajakut, Haki Imerit, Xhafer Behramit, Baki Behramit edhe Azem Ahmetit, të cilët u vranë pabesisht pas lufte.
“Por askujt nuk duhet t`i pengojnë as statujat e gazetarit Bekim Kastartit dhe Besim Dajakut, Haki Imerit, Xhafer Behramit, Baki Behramit edhe Azem Ahmetit, të cilët u vranë pabesisht, tinëzisht dhe në mënyrë tradhëtare. Këta burra patriotë u vranë nga dora e zgjatur dhe e dirigjuar nga UDB serbe dhe e kamufluar në petkun UÇK-së, të cilët shkruanin edhe komunikata në emër të UÇK-së”, përfundoi Geci.