Këta pritet të jenë ambasadorët e Kosovës në Paris, Londër, Bruksel, Hagë, Zagreb e Abu Dhabi

Procesi i emërimit të ambasadorëve të Kosovës nëpër botë është duke vazhduar tash e një kohë.

Me çelës politik në misione diplomatike pritet të emërohen ambasadorët në Holandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroaci, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

KALLXO.com përmes burimeve të saj, ka konfirmuar se procesi i intervistimit ka përfunduar për 6 ambasadorë të propozuar me çelës politik.

I propozuar për ambasador në Mbretërinë e Holandës është Dren Doli.

Ndërsa në Paris të Francës për ambasador është propozuar Mehdi Halimi.

Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkaura Arabe është propozuar Xhabit Hamiti.

Martin Berishaj është propozuar ambasador për në Kroaci.

Në Bruksel për ambasador është propozuar ish-kryeredaktori i “Koha Ditore”, Agron Bajrami.

Ndërsa Ilir Kapiti është propozuar për ambasador në Mbretëri të Bashkuar. Kapiti është momentalisht zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Në maj të këtij viti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kishte kërkuar nga presidentja e vendit që t’i liroj nga detyra 12 ambasadorë politik.

Ambasadorët e shkarkuar kanë shërbyer në: Gjermani, Shqipëri, Çeki, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Australi, Mali i Zi, Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në Katar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme