Këta zyrtarë të VV-së pritet të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Pas problemeve të brendshme që dolën në pah ditë më parë, Vetëvendosje ka ftuar për nesër mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nga ora 11:30.

Sipas njoftimit të kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni, kërkesat e përsëritura për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë, në të cilën, pos të tjerash do të merrej edhe vendimi për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, për të bërë edhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk patën marrë përgjigjen e kërkuar, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, në mbledhjen e nesërme nuk do të marrin pjesë disa nga personalitetet më të rëndësishme të partisë.

Pasi nuk janë deklaruar, në mbledhje nuk pritet të jenë të pranishëm vet i pari i partisë, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, etj.

Kurse në anën tjetër janë i ashtuquajturi “Krahu i Albinit”, të cilët edhe e kanë thirrur mbledhjen e nesërme, si Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Arbër Zaimi, Sali Zyba, Xhelal Sfecla, etj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme