Partia Demorkatike e Kosovës, është i pari subjekt që ka shpalosur slloganin për zgjedhjet e reja.
“Fillimi i ri”, do t’i prijë fushatës së partisë së Kadri Veselit.
Por edhe Lëvizja Vetëvendosje – që këtë të enjte u regjistrua si parti, duket se ka bërë gati moton e fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.
“Këtë herë me Lëvizjen”, sllogani që po dëgjohet këto ditë”, ka shkruar anëtarja e Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, duke lënë të nënkuptohet se ky është sllogani i partisë së drejtuar nga Visar Ymeri.