Serbia ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga dita e djeshme (27 prill 2018).
Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin.
Siç mëson Kohan.net, ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.
Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.
Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 120 km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg. Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze.
Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim:
Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,
Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,
Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,
Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.
Këto rregulla të reja duhet t’i kenë parasysh sidomos diaspora e Kosovës, e cila në këtë kohë shfrytëzon Serbinë si transit për të ardhur në Kosovë.