Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë dëshmisë së tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua një prej të pranishmëve në Komision, ndërsa e shigjetoi atë të lidhur me Foltoren e Berishës.
Rama: Këtë qerosin kam 20 vite që e shoh këtu. Ca është ai, socialist apo demokrat. Ai e konfirmoi dhe tha; është me foltoren. Ngrihu pak. Qerosët e foltores kanë një tjetër….
Tabaku: T’i kthehemi seriozitetit!
Rama: Të bëjmë një minutë publiçita për foltoren.
Këlliçi: A mund të jemi serioz dhe të japim përgjigje?