Këtë se keni ditur, një komunë në Zvicër e ka stemë shqiponjën me dy krena

Komuna zvicerane mbanë një shqiponjë dykrenare si stemë. Ngjashmëria e kësaj shqiponjeje është e madhe me atë që dy futbollistët shqiptar të Kombëtares zvicerane, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, festuan golat të cilat i shënuan në ndeshjen me Serbinë.

Falë rastit të shqiponjës dykrenare, është zbuluar histori interesante e shqiponjës dykrenare, sikurse ajo e Simplonit në Zvicër.

Debate të tilla si ato për shqiponjën dykrenare, të inicuara nga fitorja e futbollistëve zviceranë mbi ekipin e Serbisë, mund të japin një ide për fushat e interesit që shumica e njerëzve mezi hyjnë, pasi nuk shpaguhen. Kjo është mënyra e vetme për të shpjeguar kur një lexues i të përditshmes zvicerane “Bund”, i cili po udhëtonte gjatë kësaj jave në Valis, redaksisë në fjalë i dërgoi një e-mail me një foto të bashkëngjitur. “Shikojeni”, shkroi ai.

Fotografia tregon kutinë e ndalimit të komunës Simplon. Në te shihet një një stemë me një shqiponjë dykrenare, në një sfond të kuq – lartë, e vendosur në mes dhe e pagabueshme. Ngjashmëria me flamurin e Shqipërisë është e mahnitshme.

Vallë, mos është ndonjë shaka? Një thirrje telefonike tek kryebashkiaku i Simplonit Sebastian Arnold, ka dhënë sqarime.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme