“Këto ideologji janë të ndaluara prej kohësh”, “Tik-Tok-u” njofton ndryshimin e fundit në mbrojtje të komunitetit LGBTQ

Kompania “Tik Tok” ka njoftuar një ndryshim të ri në përpjekje për të mbrojtur komunitetin LGBTQ dhe femrat, nga gjuha e urrejtjes.


Përditësimi i njoftua nga vetë aplikacioni ditën e stommë. Tik-Tok lajmëron se ky ndryshim ka si qëllim ta bëjë përvojën e përdoruesit më të sigurt për grupet e margjinalizuara.

TIKKTOKUPD

Në njoftim thuhet se nga tani është i ndaluar bullizmi, gjuha e urrejtjes, përdorimin e eptiteve për transgjinorët, thirrjen në emrin e mëparshëm të njerëzve që kanë ndryshuar gjini dhe komentet paragjykuese ndaj femrave.

“Megjithëse këto ideologji janë të ndaluara prej kohësh në TikTok, ne kemi dëgjuar nga krijuesit dhe organizatat e shoqërisë civile se është e rëndësishme të jemi të qartë në Udhëzimet tona të Komunitetit. Përveç kësaj, ne shpresojmë që veçoria jonë e fundit që u mundëson njerëzve të shtojnë përemrat e tyre do të inkurajojë një dialog të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës në platformën tonë.” shkroi Cormac Keenan, kreu i besimit dhe sigurisë së TikTok për përditësimet e reja.

TIKTOK-UPDATE

Përveç kësaj, aplikacioni njoftoi gjithashtu se do të heqin përmbajtjen që promovojnë ushqimin e çrregullt, do të bëjnë përpjekje për të parandaluar përhapjen e mashtrimeve apo lojërave vetëvrasëse dhe do të marrin hapa për të ndaluar përdoruesit të përdorin rrjetin social për të “kryer aktivitete kriminale”.

TIKTOK-UP

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme