Këto ishin qëndrimet e LDK-së për postin e presidentit 2010-2019

Qëndrimi i LDK-së në lidhje me postin e presidentit ka evoluar varësisht nga konstelacionet politike: gjatë vitit 2010-2014 ka rrëzuar Behxhet Pacollin dhe imponuar Atifete Jahjagën me arsyetimin se posti duhet të jetë apartiak, tha analisiti Armend Muja.

Sipas tij Isa Mustafa, kishte thënë se duhet të shohin interesin e vendit e jo atë personal. Në vitin 2016 kur po votohej për Hashim Thaçin, për president, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar me arsyetimin se ai duhet të jetë apartiak dhe kishte propozuar Ramadan Zejnullahun si shembull.

E në vitin 2010 LDK-ja kishte kundërshtuar zgjedhjen e presidentit Behxhet Pacolli me arsyetimin se ‘posti i presidentit duhet të jetë mbipartiak dhe të përfaqësoj unitetin e popullit.

Analisti shtoi se në viin 2010 Isa Mustafa kishte deklaruar, “se duhet të vendosin interesin e vendit para interesit personal”. Ai kishte nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me PDK-në dhe AKR-në për një ‘president konsenzual’ deri në amandamentimin e kushtetutës së vendit në mënyrë që presidenti të zgjidhej drejteperdrejtë nga populli. Për pasojë, Atifete Jahjaga ishte zgjedhur presidente. Amandamentet kushtetuese kurrë nuk u zbatuan.

Në vitin 2014, Isa Mustafa dhe LDK-ja ndryshojnë mendimin për presidentin. Kësaj radhe nënshkruan një marrëveshje politike me PDK-në ku në tekstin e marrëveshjes zotohet të mbështes Hashim Thaçin për president’.

Vjosa Osmani, Anton Quni, Arben Gashi, Hatim Baxhaku, Shpetim Bulliqi dhe kohë pas kohe edhe Armend Zemaj e Alma Lama, kishin dalë kundër. Vjosa Osmani kishte shpërndarë një letër me përkushtim të disa figurave eminente të LDK-së që kundërshton zgjedhjen e Hashim Thaçit për president me arsyetimin se ‘sipas kushtetutës posti i presidentit duhet të jetë mbipartiak dhe të përfaqësoj unitetin e popullit’.

Analisti shtoi, se madje ajo në janar 2016 kishte avancuar edhe emrin e Ramadan Zejnullahut, si kandidat potencial për të dëshmuar e si do të dukej praktika.

“Në vitin 2019 LDK-ja, kërkon që posti i presidentit të jetë nga rradhët e saj”, tha Muja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme