KËTO JANË KATËR KOALICIONET PARAZGJEDHORE

Katër koalicione parazgjedhore janë regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Të gjitha këto koalicione u dorëzuan sot për regjistrim në KQZ.

Koalicioni i parë i dorëzuar në KQZ ishte ai “Vakat”. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë dorëzuar në KQZ koalicionin të cilin ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur koalicion të fitores.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë është koalicioni i tretë i dorëzuar në KQZ dhe e konfirmuar si listë në zgjedhje.

Ndërkaq, koalicioni i katërt i certifikuar nga KQZ është ai në mes dy partive të komunitetit serb të Kosovës: PDS dhe NPK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme