Këto janë pamjet – Momenti kur dërgohen trupat e pajetë të nënës me të bijën për obduksion në Tetovë

Sot rreth orës 14:00, në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa shenja jete nënë e bijë, teksa bashkëshorti i saj dhe djali i mitur janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, shkruan Alsat. Viktimat janë gjetur nga gjyshja – rrjedhimisht nëna e viktimës grua (32), e cila ka shkuar në cilësinë e mjekes pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës. Këto detaje janë bërë të ditura në raportin e policisë së Tetovës. Tashmë janë publikuar edhe pamje të kufomave të nënës dhe të bijës së saj, teksa janë dërguar për obduksion në Tetovë. Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e këtyre vdekjeve të dyshimta, derisa në raportin e policisë thuhet se bashkëshorti (50) i viktimës grua njëherësh baba i vajzës së mitur, pas marrjes së ndihmës së shpejtë, do të merret në pyetje.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”, thuhet në raport.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme