Këto janë pikat ku VV dhe LDK janë pajtuar për programin qeverisës në shëndetësi

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë takimit të djeshëm kanë biseduar për shëndetësinë dhe arsimin.

Këto dy parti janë dakorduar për disa tema sa i përket shëndetësisë. Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda takimit se dy partitë janë të pajtimit se buxheti në shëndetësi duhet të rritet së paku edhe 30 milionë euro për barnat, si dhe buxhet shtesë për pajisje mjekësore.

VV dhe LDK nuk do të dalin me afat të caktuar për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, pasi nuk janë të sigurt nëse mund të implementohet Sistemi Informativ Shëndetësor brenda 1 apo 2 viteve.

Partitë që pritet ta bëjnë koalicionin qeverisës pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, janë dakorduar po ashtu për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës si dhe krijimin e kujdesit paliativ për pacientët me sëmundje të rënda.

Ndërkaq LDK dhe VV planifikojnë që gjatë qeverisjes së tyre të përmirësohen kushtet e personelit mjekësor, si dhe të krijohet një rrjet i mjekëve shqiptarë në diasporë për të ndihmuar shëndetësinë në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme