Këto janë të dhënat e Prokurorisë së Shtetit për 7 vende në Kosovë: Bastisjet, paraburgimet dhe aktakuzat

Prokuroria e Shtetit ka treguar për punën e Prokurorive Themelore në Kosovë, për ndalimet e personave, bastisjes, aktakuzat e ngritura dhe kërkesat për paraburgime. Ky është raporti 24-orësh i Prokurorisë së Shtetit për Prokurorinë e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajt

Në raportin 24-orësh të Prokurorisë së Shtetit, thuhet se Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ndaluar një person me iniciale E.I., me dyshimin se ka kryer vepër penale “Sulm”.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti i Përgjithshëm, thuhet se ka ngritur gjithsej 23 aktakuza. Ndërsa, departamenti për krime të rënda, ka ngritur një aktakuzë ndaj 1 personi A.M., për vepër penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeç, transmeton Gazeta Express.

“Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjithsej 23 aktakuza, ndërsa në Departamentin për Krime të Rënda është ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit A.M., në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit, në raportin 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, thuhet se prokuroria e Prizrenit, ka ndaluar 1 person nën dyshimin për vepër penale të kanosjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit me vendim të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Aktakuzat që janë ngritur në prokurorinë Themelore të Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm janë katër për 24 orë, për gjashtë persona të ndryshëm.

Raste tjera me interes për publikun:     

“Më 14 maj 2019, rreth orës 14:30 min., në lagjen “Ortakoll” në Prizren, ka ndodhur një “Vjedhje e rëndë”, nga neni 315 i KPRK-së. Të dyshuarit nuk janë identifikuar, dhe për këtë rast hetimet vazhdojnë.

Më 15 maj 2019, rreth orës 03:00 në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës, ka ndodhur një “Tentim vjedhje” nga neni 313  lidhur me nenin 28 të KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Themelore Pejë:

Në Prokurorinë Themelore në Pejë në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë dy kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit, njëri rast ka të bëjë për veprën penale “Falsifikim parash” kurse tjetri për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e narkotikëve”.

Gjithashtu, Prokuroria e Pejës ka ngritur 16 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjilan:

Në Departamenti Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një person për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit kujdestar të kësaj prokurorie, Departamenti Përgjithshëm është ndaluar një femër, për shkak të dyshimit që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj (dhunë në familje).

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Gjilan -Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.GJ., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Gjithashtu, në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë ngritur 5 (pesë) aktakuza, ndaj 5 (pesë) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar 3 persona për 48 orë për veprën penale “ Grabitje”.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar të kësaj prokurorive është ndaluar edhe një person për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy aktakuza, për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3 (Dhunë në Familje).

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 7 aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Ferizaj –Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një person për shkak të dyshimit se kishte për të kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj në 24 orët e fundit ka bërë pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për Krime të Rënda ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga nenin 366/2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit  M.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 të KPRK-së.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Shantazhi” nga neni 329/1.

Kurse, Departamenti për të Mitur ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 të KPRK-së.

Departamenti për të Mitur ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 të KPRK-së.

Gjithashtu, në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë ngritur 25 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme