Këto janë tre ushqimet që një nënë nuk duhet t’jua japë fëmijëve të vegjël

Sapo fillojnë fëmijët të konsumojnë ushqim, nënat kryesisht kanë maninë që t’i ushqejnë sa më mirë dhe me shumëllojshmëri ushqimesh. Por jo të gjitha ushqimet që mund t’i jepni, mund ti bëjnë mirë, pasi ka dhe nga ato ushqime të cilat ndikojnë negativisht te fëmijët e vegjël.

Këto janë tre ushqimet që një nënë nuk duhet t’jua japë fëmijëve të vegjël:

Në vendin e parë renditen pijet me gaz. Këto pije përmbajnë sasi të shtuara të sheqerit, janë të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2 si dhe me sjelljen agresive tek fëmijët.

Në vendin e dytë renditet mjalti. Pak e vështirë për t’u besuar, por derisa fëmija juaj të arrijë moshën 2 vjeçare nuk duhet të konsumojë mjaltë, kjo sepse përmban një bakter toksik, i cili mund të shkaktojë edhe sëmundje vdekjeprurëse.

Në vendin e tretë renditet, qumështi i papasterilizuar. Në fakt të gjithë mendojmë se qumështi i papasterizuar është më i shëndetshëm, por mos ua jepni kurrë fëmijëve.

Kjo sepse aparati i tyre tretës nuk mund të veprojë mbi disa elemente, kështu që nuk do të mund ta tresin ashtu siç duhet. /shekulli

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme