Këto shtete kanë nevojë për punëtorë, paga deri 4500 në euro

Sipas raportit të fundit të Zyrës Evropiane të Punësimit, (EU RES), vendet nordike si Norvegjia, Danimarka dhe Suedia kanë mungesë të ekspertëve kryesorë, si për inxhinierë, mësues e infermierë.


Por, njëkohësisht ato kanë nevojë edhe për shoferë autobusësh, kamerierë dhe kuzhinierë dhe ofron një pagë prej 4500 euro në muaj, shkruan Shekulli.

Po ashtu, sipas këtij raporti kërkohen edhe edukatorë për të punuar me fëmijët parashkollor, psikologë dhe shoferë të taksive.

Kompanitë në këto vende, të cilat për momentin kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fushat e ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “KMF Technologies”, “Statoil”, “National Oilëell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “AIBEL”, “ROXAR” dhe “Fabricom”.

Raporti EURES thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon regjistrimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh në stacionin e policisë lokale në vend.

Kushtet

Një i huaj mund të qëndrojë në një nga shtetet e Europës Veriore për gjashtë muaj, teksa kërkon punë.

Studimet tregojnë se kushtet e punës në to janë në mesin e kushteve më të mira dhe më humane në botë.

Punëtorët mund të lidhin një kontratë për tre deri në gjashtë muaj provë para nënshkrimit të kontratave afatgjata.

Paga paguhet çdo muaj, ndërkohë që punonjësit do të punojnë 37.5 orë në javë dhe 7.5 orë në ditë pune dhe jo më shumë se 40 orë në javë.

Punonjësit mesatarisht kanë 25 ditë pushimi vjetor, ndërsa për të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë pushim vjetor, e cila paguhet.

Natyrisht, shqiptarët që kërkojnë të aplikojnë, nuk duhet të mendojnë se bëhet fjalë për azil politik, ekonomik, për gjakmarrje apo arsye të tjera, por në rrugë dinjitoze, duke shkuar fillimisht atje, duke iu referuar rrugës zyrtare të punësimit.

Kërkimi për punë mund të ndihmohet edhe nga shqiptarë që janë vendosur prej kohësh në to dhe që janë shtetas të tyre.

Norvegjia

Mbretëria e Norvegjisë është një vend i vogël europian që shtrihet në pjesën veriore të Europës, që formalisht nuk bën pjesë në BE, ndërsa de fakto është pjesë integrale e saj.

Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, shqiptarët shkojnë në Norvegji si në të gjitha vendet e tjera europiane, pra vetëm me pasaportë biometrike dhe nuk kanë nevojë për vizë.

Danimarka

Sipas raportit të EURES, futja e Shqipërisë dhe Kosovës në listën e vendeve të sigurta në Bashkimin Europian, ka bërë të mundur që mundësitë e punësimit, vetëpunësimit apo emigrimit në bazë të listës së profesioneve të kërkuara në Mbretërinë e Danimarkës, jo vetëm të rriten ndjeshëm, por gjithashtu ka bërë të mundur një lehtësim domethënës në procedurat e aplikimit, verifikimit dhe të aprovimit të tyre.

Hapi 1: Dërgohet CV në anglisht ose në gjuhën daneze me foto si dhe kopje e pasaportës së aplikuesit në adresën: [email protected].

Më pas, të dhënat përpunohen dhe nëse plotësoni kriteret e aplikimit, ju caktohet një takim pranë zyrave për intervistë paraprake dhe testin e gjuhës angleze ose daneze.

Hapi 2: Në rast të kalimit me sukses të testit të gjuhës angleze ose daneze, paraqiten dokumentacioni i kërkuar për këtë aplikim si dhe nënshkrimi i kontratës noteriale ndërmjet aplikantit dhe Evrope Agency ku janë të pasqyruara në mënyrë të detajuar të gjithë hapat e aplikimit, kohëzgjatja, kostot, benefitet etj., për këtë qëllim.

Hapi 3: Aplikimi për leje pune dhe leje qëndrimi në Danimarkë.

Hapi 4: Në rast aprovimi të lejes së punës dhe lejes së qëndrimit nga autoritetet Daneze, Evrope Agency Denmark kryen të gjithë procedurat e nevojshme për akomodimin dhe transportin e aplikantit nga mbërritja në aeroport.

Benefite: Në rast të aprovimit të aplikimit për leje pune dhe residencë në Danimarkë nga autoritetet përkatëse Daneze, aplikanti përfiton benefitet e mëposhtme:

  1. Leje punë dhe residencë të një vendi të bashkimit Evropian;
  1. Kontratë punë një vjeçare kryesisht ne fushën e shërbimeve me të drejtë rinovimi;
  1. Mundësinë e lëvizjes së lirë dhe punësimit në gjithë vendet e Bashkimit Evropian;
  1. Marrjen e nënshtetësisë (pasaportës) Daneze në momentin e përmbushjes së pesë vjet qëndrim në Danimarkë.

Kriteret

Aplikanti që të aplikojë dhe vijojë më tej me procedurat për këtë program duhet:

  1. Të jetë i moshës 18 deri 45 vjeç;
  1. Të këtë kryer minimumi shkollën e mesme;
  1. Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze ose daneze;
  1. Të jetë i pastër penalisht;
  1. Të mos ketë asnjë shkelje ligjore apo probleme emigracioni në asnjë vend të Bashkimit Evropian ose zonës Shengen.

Për të aplikuar dërgoni një CV tuajën në Anglisht me foto me subjekt “Emigracion Danimarkë” në adresën: [email protected]

Suedia, 4 vite punë për të marrë vizën e përhershme.

Nëse doni që të punoni në Suedi dhe vini nga një vend që nuk është anëtar i BE-së, duhet të keni një leje pune.

Nëse keni ndërmend të punoni në Suedi për më shumë se 3 muaj ju gjithashtu duhet të keni një leje qëndrimi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme