KFOR-i has mjete të dyshimta në një mulli në Zveçan – Uniforma ushtarake, granata e shokbomba

KFOR-i amerikan ka hasur në disa mjete të dyshuara në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan të premten.

Njësitë policore të Kosovës më pas kanë konfiskuar prova si, uniforma ushtarake, granata dore, karikatorë, shokbomba, e të tjera.

“Është raportuar se KFOR-i amerikan  në një mulli të vjetër të braktisur  kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një  maicë, tri granata dore, tre  karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një  bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës  së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, njoftoo Policia në raportin 24-orësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme