Misioni i KFOR-it ka njoftuar se ka nisur një operacion për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë që kanë mbetur nga barrikadat e fundit në veri të vendit.
“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, ka njoftuar KFOR-i.
Kujtojmë se në natën kur serbët vendosën të heqin barrikadat në veri dy kamion ishin djegur në lokacionin “Kërrshi i Dudës” në veri të Mitrovicës. /Zëri