KFOR-i tregon se si është situata e sigurisë në Kosovë

Misioni i KFOR-it ka thënë se situata në terren është nën kontroll në tërë Kosovën dhe bëri thirrje të shmangen provokimet dhe përmbajtje të deklaratës apo veprimeve që mund të çojnë në përshkallëzim.

Në një njoftim për RTK në gjuhën serbe, KFOR vuri në dukje që vazhdimisht monitoron situatën në terren në gjithë Kosovën dhe është plotësisht i angazhuar për mandatin e tij për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve.

KFOR-i pohon se forcat e tij janë të gatshëm që do të vendosen shpejt në të gjitha pjesët e Kosovës, dhe thekson se nuk ka nevojë për të rritur praninë në një vend të veçantë.

Në deklaratë thuhet se KFOR-i nuk është i përfshirë në politikë dhe spekulime politike “që ndonjëherë sugjerojnë tensionet në nivel politik.”

“Në ditët e fundit nuk ka pasur kërcënime apo veprime, të cilat ndikojnë në sigurinë në Kosovë. KFOR-i fton të gjithë të sillen në mënyrë të përgjegjshme, të shmangin provokimet dhe të përmbahen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim,” thuhet në deklaratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme