Kilaj – Rudit: Nuk të kam pranuar në UÇK se s’ke qenë i denjë, je dezertor duhet të vjen marre

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, mbrëmë ka lëshuar një mori akuzash në drejtim Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kinse atë nuk e kanë pranuar në UÇK, transmeton Gazeta Metro.


Por një përgjigje i ka ardhur ati sot nga kryetari i PDK’së në Malishevë, Isni Kilaj, i cili ka deklaruar se Feta Rudi është një gënjeshtar dhe duhet t’i vije marre për deklaratat e bëra ndaj UÇK’së.

Kilaj ka thënë se është e vërtetë që nuk e ka pranuar atë në njësit, pasi që sipas tij ai s’ka qenë i denjë për uniformë.

“Mbrëmë Fetah Rudi në T7 bëri një mal gënjeshtrash. Të vetmën gjë të treguar drejtë ishte ajo se unë Isni Kilaj Ko.i N.O. “Lumi” të UÇK-së nuk e paskam pranuar në Njisit.

E vërtetë, nuk e kam pranuar sepse nuk ka qenë i denjë për të vesh uniformën e çlirimtarit! Koha tregon se ai për pak ditë dezertoi nga lufta. Sot i nxitur nga tutorët e tij që e bënë deputet të Parlamentit të Kosovës gënjen opinjonin dhe vjellë vrerë për luftëtarët e lirisë! Marre!”, ka shkruar Kilaj në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme