Kim Jong: Do të vazhdojmë me testimin e raketave balistike

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u zotua sot se do të vazhdojë t’i dërgojë SHBA-së  “Gift Packages” (paketa dhuratë)  të testeve bërthamore dhe raketore pasi Uashingtoni konfirmoi se Pheniani e kishte testuar me sukses raketën e parë balistike ndërkontinentale (ICBM).

Kim tha se raketa është e aftë të nisë një bombë atomike, duke shtuar se nisja e raketës ishte një “dhuratë” për Ditën e Pavarësisë së amerikanëve.

Kim reagoi menjëherë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bëri thirrje për të rritur presionin ndërkombëtar ndaj Koresë së Veriut pasi ai konfirmoi se raketa ishte e llojit ICBM (raketë balistike ndërkontinentale).

Fill pasi  Tillerson përshkroi testimin e ICBM si një përshkallëzim të ri të kërcënimit nga Koreja e Veriut, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut organizuan një manovër ushtarake të kombinuar që kishte për qëllim dërgimin e një paralajmërimi të fortë Phenianit, duke gjuajtur me breshëri raketash në Detin Lindor.

“SHBA-ja synon të dërgojë gjithashtu çështjen koreanoveriore në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe të miratojë masa më të forta për të mbajtur nën kontroll Korenë e Veriut”, tha Tillerson në një deklaratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme